Rinovimi i Nicolo Zaniolos me Romën dukej diçka e kryer por për të frenuar zërat që flasin për një firmë të menjëhershme ka menduar babai i talentit italian Igor Zaniolo i cili i intervistuar nga “Radio Centro Suono Sport” ka theksuar: “ Nicolo nuk ka kërkuar kurrë asgjë, ai ka një kontratë deri në vitin 2024 me Romën, ndihet shumë te verdhekuqtë dhe shpreson të qëndrojë gjatë te kjo skuadër. Nëse Roma më pas dëshiron ta shpërblejë me një kontratë të re ne do të ulim me shumë dëshirë në tavolinë për të biseduar, po për momentin nuk ka asgjë konkrete. Mendoj që klubi mund të kërkojë ta blindojë për një kohë akoma më të gjatë dhe ta bëjë të ndihet pjesë integruese e një projekti të madh siç është ai i skuadrës verdhekuqe”, nënvizoi babai i Zaniolos.
Categories
Sport