Categories Lajme

Babai ka.pet me pi.stoletë me mulli/ Parandalohet kr.imi në familje, në kufi me fshatin ku vëllai vr.au vëllanë e nipin dhe më pas veten

Vetëm pak kilometra larg vendit të ngjarjes ku një krim brenda familjes tronditi opinionin dhe la pas tre viktima, një  ngjarje që mund të kishte përfunduar me viktima po brenda familjes është parandaluar në fshatin Vilëz të Tiranës.

Policia njofton se në pranga është vënë A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë pasi në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë e të arrestuarit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me mulli dhe fishekë luftarakë. Tashmë i arrestuari do të përballet me akuzat për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Kujtojmë se pak orë më parë në fshatin Xibër të bashkisë Klos, në kufi me fshatin Vilëz, një 55-vjeçar vrau vëllanë së bashku me nipin (djalë i viktimës), dhe më pas vrau vetën, për shkak të një konflikti për një gardh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME