Categories Lajme

Rënia ekonomike/ Eksperti: Kriza uli konsumin dhe largoi investitorët, mungojnë 50 mln euro nga bastet

Ekonomia e vendit nuk po performon siç duhet. Ky është opinion i  ekspertit të ekonomisë Fatos Çoçoli i cili tha se përgjysmimi i rritjes ekonomike nga mbi 4% në vitin e kaluar në 2.31% në tremujorin e dytë të këtij viti ka ardhur si rezultat disa faktorëve.

Eksperti i ekonomisë tha për Report TV se nëse kjo situate nuk përmirësohet, rritja ekonomike nuk do të arrijë as në 3.5% sa është edhe parashikimi i FMN-së dhe i Bankës Botërore.

Ashtu siç parashikonte Fondi Monetar Ndërkombëtar diku tek 3.2, 3.3 apo dhe 3.5% që jepte dhe Banka Botëror, nuk jemi në ato nivele dhe mendoj që ndoshta edhe deri në fund të këtij viti nuk do të arrijmë ti kapim. Shteti merrte çdo vit  në formën e taksave nga aktiviteti i basteve, 50 milionë euro. Kjo e ardhur gjatë këtij viti ka munguar në buxhetin e shtetit”,  u shpreh Çoçoli.

Pavarësisht se ende nuk ka raporte konkrete që tregojnë se çfarë ndikimi kishin protestat e opozitës tek buxheti, Çoçoli, thekson se kriza politike ndikoi negativisht në konsum dhe në përthithjen e investimeve.

Nuk kemi pasur nxitje për të konsumuar popullsia në krizën e tejzgjatur politike, është një nga arsyet kryesore që ka tkurrur qoftë investimet e biznesit vendas qoftë edhe kapitalet e huaja që do donin të investonin tek ne”, tha eksperti.

Eksperti sugjeron që qeveria të fokusohet tek zgjidhja e çështjes së pronës çka do të afrojë biznese të huaja.

Shumë më tepër mund të bëjë qeveria edhe në mënyrën e garantimit të investitorëve, në mënyrë që ta sigurojë investitorin e hua. Ai pak është i frikësuar nga tensioni politik, dhe në rast se nuk gjen garancitë e duhura ligjore dhe një treg të rregulluar të pronësisë ai është i frikësuar që të vijë”, thekson Çoçoli.

Instituti i Statistikave ka listuar mungesën e energjisë elektrike dhe përfundimi i projektit TAP si dy shkaqet kryesore për ngadalësimin e ekonomisë. Sakaq rënia ekonomike, mund të përkthehet në kosto shtesë për qytetarët, pasi do të përfitojnë më pak të ardhura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME