Categories Lajme

“Babai në gjendje të rëndë, kërkojmë një helikopter”, apeli i qytetarit nga Kukësi

Jetmir Rexhmati, nga fshati Tërshenë i Kukësit bën apel për ndihmë pasi babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e gripit.

Ai është shprehur gjatë një telefonate se fshati ka një qendër shëndetësore por nuk ka në dispozicion ilaçe më të cilat mund t’i vihet në ndihmë 47-vjeçarit të sëmurë.

Jetmiri u shpreh se, rruga për në fshatin ku banon ai është e pakalueshme pasi ka prani të madhe të dëborës me një trashësi prej 1.2 metrash.

“Kemi kontaktuar emergjencat për një helikopter, më thanë fillimisht se është në Sarandë për momentin.

Por nuk na e kanë ofruar këtë ndihmë. Mjeku ka thënë se duhen disa ilaçe të cilat qendra shëndetësore nuk i disponon, kërkojmë një helikopter për transportimin e tij në spital sepse është në gjendje të rëndë”, apelon Jetmiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME