Categories Lajme

“Babalja”, Alizoti: Stilolapsat për.gjues janë fsh.ehur qëllimisht

Alfred Alizoti, personi i vetëm që është pas hekurave për audiopërgjimin “Babalja”  deklaroi në Gjykatë se dy stilolapsat me kamera të fshehura, me të cilat është kryer regjistrimi nuk janë dorëzuar qëllimisht prokurorisë. Sipas tij, nëse do të dorëzoheshin do të dilte fare qartë se personi që ka imituar zërin e Agron Xhafajt, ishte i tij, por kjo sipas Alizotit nuk i intereson PD.

Ai akuzoi sërish ish-deputetin Ervin Salianji se ka detyruar Albert Veliun të dilte për të dhënë intervistë nga PD duke akuzuar vëllain e ish-ministrit.

Ndërkohë ish-deputeti Salianji megjithëse nuk ishte i prtanishëm në seancë ka akuzuar të pandehurin Alizoti si person me precedent të mëparshëm dhe të pabesueshëm për drejtësinë, pasi është dënuar të paktën 4 herë.

Salianji: Alfred Alizoti, siç po e shihni ka të paktën 4 dënime për vjedhje me dhunë, për pengmarrje, etj.

Por, këto prova u paraqiten në seancë edhe nga avokati i ish-deputetit dhe u pranuan nga vetë i pandehuri, i cili tha se kishte edhe një dënim tjetër në Spanjë. Seanca u shty në pritje të përgjigjes së ministrisë së Drejtësisë, për statusin aktual të Albert Veliut, i cili mësohet se është arrestuar në Belgjikë dhe është në pritje të ekstradimit për refuzimit të kërkesës për azil.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME