Categories Lajme

Babë e bir dyshohet se dhunuan me grushte dy përmbarues në Librazhd, arrestohen nga Policia

Dy përmbarues që shkuan në një hotel në Librazhd për të ekzekutuar një vendim Gjykate dyshohet se janë dhunuar me grushte nga baba e bir.

Mësohet se dy përmbaruesit gjyqësorë kishin shkuar në ambientet e hotelit të shtetasve me iniciale M. H., 50 vjeç dhe N. H., 24 vjeç (babë e bir), për të sekuestruar pajisje të këtij hoteli, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, me objekt dëmshpërblimin e shtetasve të tjerë.

Por ata janë dhunuar nga 50-vjeçari dhe djali i tij, të cilët u vendosën në pranga.

Njoftimi i policisë

Librazhd

Goditën me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët iu kishin shkuar në ambientet e hotelit, për të ekzekutuar një vendim civil për dëmshpërblim, arrestohen menjëherë babë e bir.

Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një hoteli në fshatin Mirakë, 2 shtetas kishin goditur me grushte, për shkak të detyrës, 2 përmbarues gjyqësorë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 50 vjeç dhe N. H., 24 vjeç (babë e bir), të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, kanë goditur me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët kishin shkuar në ambientet e hotelit të 2 shtetasve të arrestuar, për të sekuestruar pajisje të këtij hoteli, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, me objekt dëmshpërblimin e shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME