Categories Lajme

Babë e bir shisnin kokainë, policia sekuestron armë zjarri

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Midnight”, pasi dyshohet se ata shisnin lënë narkotike kokainë.

Policia thotë se i sekuestroi një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza,  gati për shitje.

Operacioni i policisë është zhvilluar në rrugën “Niko Avramo”, ku u ndalua për kontroll automjeti me drejtues shtetasin R. Z., në të cilin u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

“Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi të dyshuar lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, me peshë totale rreth 36 gramë.

Ndërsa babai i 37-vjeçarit, shtetasi B. Z., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të hedh lëndën narkotike në lavaman dhe  të hedhë  nga ballkoni armën e zjarrit”, thotë policia.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight”, në kuadër të goditjes së paligjshme në fushën e armëmbajtjes  pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza,  gati për shitje.

Vihet në pranga  një 37 vjeçar dhe babai i tij pasi tentoi të fshehë lëndën narkotike dhe armën e zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme,  bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight”.

Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R.Z., 37 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe B. Z., 65 vjeç, (babai i shtetasit R.Z), për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  të dy banues në Tiranë.

Në rrugën “Niko Avramo”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin R. Z., në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi të dyshuar lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, me peshë totale rreth 36 gramë.

Ndërsa babai i 37-vjeçarit, shtetasi B. Z., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të hedh lëndën narkotike në lavaman dhe  të hedhë  nga ballkoni armën e zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME