Categories Lajme

“Kryepeshkopi i ri do jetë shqiptar”/ Teologu dhe At Nikolla zbulojnë ku do të prehet Janullatosi: Pranë Katedrales Ortodokse

Teologu i njohur Miron Çako zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN se pasuesi i Anastas Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do të jetë shtetas shqiptar.

“Kisha është një institucion që ka statusin e vetë dhe sipas statusit të Kishës Ortodokse, Kryepeshkopi zgjidhet nga Sinodi dhe do të jetë sipas nenit, shtetas shqiptar. Kështu që është problem shumë i zgjidhur dhe nuk ka asnjë diskutim tjetër, pasi ka shumë zëra, dhe hipoteza. Pra është diçka që do ta zgjidhi Kisha”, tha Çako në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

Ai më tej hodhi poshtë të gjitha hipotezat e përfolura lidhur me drejtimin e kishës, duke sqaruar edhe procedurën me të cilën do të zgjidhet Kryepeshkopi i ri, ndërkohë që përkohësisht institucioni do të drejtohet nga Mitropoliti i Korçës, At Joani.

“Nuk janë amanete që ka lënë Kryepeshkopi. Kisha ka ligjet e veta. Patjetër Kryepeshkopi është ai që e përfaqëson por kisha drejtohet nga Sinodi. Anëtarët e Sinodit do të mblidhen pas 40 ditësh dhe në mënyrë demokratike me anë të votave do të zgjedhin personin, që hiri i perëndisë e ka thirrur dhe do jetë pranuar nga Sinodi dhe pastaj nga gjithë kisha, si Kryepeshkop kanonik i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Pra nuk ka kështu dëshira dhe amanete”, sqaroi teologu në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

Ndërkohë, At Nikolla Kodheli zbuloi se Kryepeshkopi Anasatas do të prehet pranë Kishës Ortodokse në kryeqytet.

“Do të prehet pranë Katedrales Ortodokse, sepse Kryepeshkopi është ai që ndërtoi katedralen. Ndërtuesit prehen aty në veprën që ndërtuan. Dhe kryepeshkopi nuk është ndërtuesi i një Katedraleje që dominon sot në qytetin e Tiranës, por është ndërtuesi i 160 kishave në tërë Shqipërinë. Nga Shkodra deri në Sarandë dhe Vermosh ka kisha Ortodokse sot. Kryepeshkopi është pjesë e kishës, çdo Kryepeshkop martohet me dioqezën e tij dhe nderi i tij është të prehet brenda dioqezës së tij”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME