Categories Lajme

“Babi më mungon shumë”, pas 10 vitesh flasin vajzat e Aleks Nikës

Rajmonda Nikës këto dhjetë vite pa bashkëshortin Aleksin, i cili humbi jeten në bulevard në 21 janar, i është dashur të rrisë dy vajzat e mbetura jetime. Nuk e ka patur të lehtë, por si një burrëreshë e vërtetë ia ka dalë.

Amelia ishte 2 vjeçe ndërsa Mentila kishte vetëm 1 muaj që kishte lindur kur Aleksit plum bat i morën jetën. Për herë të parë, me lot në sy, vajzat e Aleks Nikës, gjejnë kurajon të thonë disa fjalë, për mungesën e babait, në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliun.

Amelia Nika: Mua babi më mungon shumë. Përveçse kam patur mamin, kam hallat, gjyshin gjyshen. Mami i ka bërë të dyja rrolet. Edhe mamin edhe babin.

Muhamed Veliu: A i shikon shpesh fotot e babit?

Amelia Nika: Po i shof. I them mamit sa i mirë ka qenë babi, do të doja të dëgjoja zërin e tij. Shpresoj që së shpejti ta gjejmë atë njeri që e bëri atë kr im dhe të dënohet me dënimin që duhet.

Rajmonda Nika: Ka qenë shumë e vështirë, së pari për ti bindur fëmijët dhe me i tregu disi se si ka rrjedhë ngjarja që ato ta kuptojnë më mirë e të rriten të qeta e pa stres pasi gjithmonë bëjnë të njëjtën pyetje dhe kërkojnë përgjigje. Nuk di se si tja shpjegoj. Ato janë rritur tani e shikojnë gjërat pak me sy ndryshe, më kuptojnë. Shikojnë fotografitë. Kemi patur mbështetje të madhe nga hallat, prindërit e Aleksit dhe besoj se do ta kalojmë këtë fazë deri atherë sa të rriten edhe të kuptojnë gjithçka.

Mark Nika xhaxhai i Aleksit gjatë këtyre 10 viteve nuk ka reshtur së kërkuari drejtësi.

Mark Nika: Dhjetë vite janë shumë. Ne vuajmë shumë si familje veçanërisht prindërit e tij që janë të vjetër dhe meraku jonë është se ata mund të shkojnë në botën tjetër pa u zbardh e vërteta dhe pa u dënuar fajtorët. Qeveria ka neglizhuar dhe e ka harruar kauzën e 21 Janarit. Duam ti kthejmë paratë. Nuk do të lejojmë që gjaku Aleksit të blehet me para.

Në 7 vite qeverisje socialistët dështuan të bëjnë drejtësi për 21 Janarin, duke mos e përmbushur angazhimin e marrë në Gjykatën e Strasburgut për rihapje të hetimeve. Marrë nga Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME