Categories Lajme

Humbi vëllanë dhe shtëpinë nga flakët, Bashkia e Pogradecit: Do t’jua ndërtojmë nga e para…

Një ngjarje e rëndë ndodhi tre ditë më parë në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një shtëpi u shkrumbua ndërsa një 42 vjeçar humi jetën. Në katin e paarë jetonte Nikolin Xhukellari me bashkëshorten e tij dhe fëmijët e vegjël, ndërsa në katin e dytë vëllai i tij që humbi jetën. Por duket se familja nuk ka mbetur pa mbështetje pasi Bashkia Pogradec njofton se që ditën e djeshme, banesa është prishur he do të bëhet nga e para.

“Kemi nisur nga puna për të bërë të mundur sa më shpejt rindërtimin e banesës nga e para, aty ku ishte dhe më e mirë nga sa ishte! Deri në rindërtimin e saj familja do të trajtohet me bonus qeraje për t’u strehuar përkohësisht në një banesë tjetër. Bashkë me fondacionet humanitare (Diakonia), u bë e mundur të dërgohen edhe paketa ushqimore e veshmbathje. Ngushëllime të sinqerta, bashkarisht do ja dalim!”, thuhet ne njoftimin e pare te Bashkise.

Ndersa diten e djeshme bashkia ka njoftuar:

Asnjë ditë e humbur, filluam sot prishjen e godinës së banesës së djegur në Vërdovë për ta rindërtuar të re. Ndërkohë pas thirrjes tonë, një tjetër fondacion humanitar “Uji i Gjallë” dërgoi pranë familjes ushqime dhe veshmbathje për të përballuar ditët e vështira.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME