Categories Lajme

Baçi: Mbledhja mes deputetëve ishte frytdhënëse, çfarë ka thënë opozita po del në shesh…

Një takim të mirë dhe frytdhënës e ka cilësuar deputeti Luan Baçi, mbledhjen e deputetëve të opozitës, ditën e djeshme, e iniciuar nga Gazment Bardhi.

Në studion e Faxnews, Baçi u shpreh se nuk ishte një ftesë por një njoftim, që iu përgjigjën pjesa dërrmuese e deputetëve.

Për gazetaren Deni Turhani, deputeti dha edhe detaje të vendimeve që u morën në mbledhje, si vazhdimi i reformës zgjedhore apo ngritja e komisioneve parlamentare për dica cështje me rëndësi.

Baci: Nuk ka ftesë, por një njoftim dhe atij njoftimi iu përgjigjën pjesa dërrmuese e deputetëve, 43 ishin prezent dhe 4 ishin online.

Rreth 50 deputetë. Ishte një takim frytdhënës, i mirë që do vazhdojë në mënyrë të përjavshme, ashtu sic e ka për detyrim grupi parlamentar për të diskutuar për rendin e ditës, axhendën dhe për betejën në parlament.

Ishin propozime që kishin ardhur nga deputet të ndryshëm. Një nga cështjet kryesore që u vendos është vazhdimi i reformës zgjedhore, ngritja e komisionit për reformën zgjedhore, që duhet të fokusohet te kërkesa e fundit që ka pasur opozita,tek listat e hapura, tek vota e lire e qytetareve. Ngritja e komisioneve parlamentare u pa më rendësi, si ceshtja e sterilizimit, një cështje e madhe korruptive dhe opozita ka kohë që flet për të. Ato që ka thënë opozita, po dalin në shesh. Janë cështjet zgjedhore, të patronazhistëve të famshëm.

Në takim u vendos edhe për komision hetimor për cështjen e korrupsionit në AZHBR, flasim për fonde që vijnë nga BE.

Ndërkohë i pyetur nëse do të krijohet një grup parlamentar të ri, ai tha se ky grup tashmë ekziston teksa hodhi sërish akuza ndaj Lulzim Bashës. Për këtë të fundit, Baçi tha se Basha e ka çuar PD në drejtim të gabuar.

Baçi: Nuk ka si të krijohet grup parlamentar me emër tjetër, sepse ne jemi grupi parlamentar i PD. Basha nuk arriti tu impononte krijimin e një grupi apo partie tjetër. Ai ka bërë veprime për ta cuar PD  në drejtim të gabuar, me përjashtimin e 9 deputetëve, të Berishës dhe 8 deputetëve të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aktivisti Baki Goxhaj rrëfen tmerrin në flotiljen humanitare: Na lidhën dhe na dhunuan

Flotilja humanitare në të cilën ndodheshin aktivisti vlonjat Baki Goxhaj, por edhe persona të tjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Cilat janë shenjat më me fat të Horoskopit në muajin Qershor?

Sezoni i Binjakëve ka mbërritur zyrtarisht dhe solstici i verës është shumë afër, por së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gramsh, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmë në qytetin e Gramshit, ku një automjet ka dalë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Objekti i dyshimtë pranë Ambasadës Amerikane/ Kova me fasule ngre në këmbë policinë

Një objekti i dyshimtë alarmoi mëngjesin e sotëm banorët në zonë e Rrugës së Elbasanit, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti kriminal i shqiptarëve ‘mbushën’ Italinë me kokainë, media italiane: Duhet goditur ‘koka kryesore’ në Shqipëri

Pas çmontimit të rrjetit kriminal të tre grupeve të ndryshme shqiptarësh që furnizonin me kokainë…

LEXO ME SHUME