Categories Lajme

Balili nuk u gjet në Sarandë, ja kush është personi i vetëm që u arrestua. Pjesë e grupit kriminal…

Ditën e djeshme FNSH dhe RENEA organizuan një operacion për kapjen e Klement Balilit në Sarandë, mirëpo nuk arritën të vinin dot në pranga Eskobarin e Ballkanit.

Burime  bëjnë me dije se vetmi person që u arrestua nga Policia nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike është Abedin (Petro) Kuci.

Ky nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi dhe më herët është arrestuar si pjesë e një grupi të trafikut të drogërave. Arrestimi i tij është kryer në vitin 2016-të.

Kuçi ka qenë pjesë e grupit kriminal të Odise Vervofshit nga Durrësi, që për shkak të konfliktit për lëndën narkotike, vrau dhe dogji në makinë dy persona, Shaban Babasin dhe Albert Kasallën.

Ndërkohë që për operacionin e së dielës në 12 qytete të vendit, sipas ministrit Fatmir Xhafaj janë arrestuar 27 persona, detajet për të cilët do të jepen pas disa minutash në një konferencë nga Policia e Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME