Categories Lajme

BE përshëndet operacionin e madh antidrogë në Shqipëri: Presim që dënimet të vazhdojnë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar për operacionin masiv të policisë ditën e djeshme.

Në një postim në Twitter, ai inkurajon operacionin anti-drogë të ndërmarrë në disa qytete të Shqipërisë.

“Ne mirëpresim operacionin masiv të ndërmarrë sot në disa qytete nga policia e Shqipërisë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian. Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme” , shkruajti Soreca.

Kujtojmë se një operacion antidrogë i ndërmarrë pasditen e 21 tetorit në Shijak dhe Durrës ka çuar në pranga tre vëllezërit Avdyli, të njohur edhe si të fortët e Shijakut. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Krimeve të Rënda.

Të arrestuar janë vëllezërit Astrit Avdyli, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdyli, kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë mes tyre Fatos Llaftiu dhe Shaqir Gjepali. Operacioni u zhvillua nga FNSH dhe RENEA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME