Categories Lajme

Balla i ashpër me Metën pas kthimit të Kodit Zgjedhor

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në një deklaratë për mediat i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pas kthimit të ligjit për ndryshimet të Kodit Zgjedhor, ku tha se ai po bën përpjekje për të futur vendin në një spirale dhe aventurë të papranueshme.

Balla tha se Meta, nuk po përpiqet në asnjë moment të përmirësojë kuadrin zgjedhor, por ka një pozicion ekstremist i cili ka qenë sabotimi dhe gjithçka e mundur për të penguar zgjedhjet e 25 prillit.

“Kuvendi i Shqipërisë përmes Komisionit të Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës për Kodin Zgjedhor, të shumta janë argumentet e rrëzimit që shoqërojnë dekretin, por ajo që dua të them është se rezultati i përket shumicës së deputetëve të Kuvendit për t’i dhënë rrugë hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kod. Duhet refuzuar përpjekja e Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme sa kohë që janë më pak se 180 ditë në dispozicion. Ilir Meta për asnjë moment me këtë dekret s’ka pasur për qëllim të përmirësojë kuadrin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, por si gjithmonë pozicioni i tij ekstremist ka qenë sabotimi dhe gjithçka për të penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit. Për PS Komisioni i Venecias është i mirëpritur të sjellë një opinion të pjekur. Ai opinion do të diskutohet me kujdesin e duhur me të gjitha forcat politike do të mbetet për tu adresuar për çdo çështje që mund të dali edhe pas 25 prillit. Nuk kemi kohë për të humbur për aventura.

Siç edhe e dini implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet. Institucionet kërkojnë kohën e tyre dhe duke qenë se kemi një kod zgjedhor ku qytetarët do të votojnë jo vetëm për subjektet por edhe kandidatet, kjo është një kohë e shkurtër që institucioni i KQZ të përgatisë procesin zgjedhor. Presidenti është munduar të argumentojë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor se nuk na garantoka një proces zgjedhor me lista të hapura. Lista e kanidatëve të subjekteve do të jenë 100% të hapura dhe kjo është e qartë për këdo që ka kulturën juridike.

Kandidatët i nënshtrohen votimit parapëlqyes. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve. Pretendimet e Presidentit janë të njëjtat pretendime të bëra publike nga PD dhe LSI që janë diskutuar gjatë në mbledhjen e këshillit politik. Qëndrimi zyrtar i PD dhe i LSI kanë qenë se amendamentet kushtetuese ndalonin koalicionet dhe kjo binte ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit. Por amendamentet nuk i ndalonin koalicionet.

Në 25 prill qytetarët do të kenë një kod zgjedhor sipas parimeve demokratike. I takon të gjitha institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe PD të heqë dorë nga modelet e dështuara të tre viteve më parë për të bllokuar apo për tu mos paraqitur në kohë për regjistrimin  në procesin zgjedhor.-tha Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME