Categories Lajme

Balla në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Në ditën Ndërkombëtare të Infermierit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga nënkryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë, Klodiana Spahiu shpërndanë karajfila në shenjë mirënjohjeje për stafin e infermierëve në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, të cilët janë në vijën e parë të luftës përballë pandemisë. Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se falë punës së mjekëve dhe infermierëve, sot Shqipëria ka numrin më të ulët të viktimave në Europë.

“Ju shpreh mirënjohje për atë për atë kujdes që keni treguar ndaj të gjithë personave që u trajtuan në spital  dhe dita e infermierëve nuk është rastësi, që përkon pas ditës së Europës. Janë dy gjera që për Shqipërinë janë shumë të lidhura me njëra–tjetrën. E para, drejtimi i Shqipërisë mbetet ai i integrimit europian dhe e dyta, falë jush dhe kujdesit tuaj të veçantë, ne jemi ndër vendet e para në Europë sa i përket numrit të vogël të jetëve të humbura. Edhe pse çdo jetë e humbur është një fatkeqësi për çdo familje shqiptare”, tha Balla. Ai u shpreh se “sot ne kemi mundësi të shohim përpara”. “Sot janë konstatuar vetëm 4 raste të reja. Të urojmë që të shkojë drejt përfundimit kjo situatë e cila ishte e jashtëzakonshme e që duhet të kalojë një brez për të kaluar një situatë e ngjashme si kjo. Na është dashur që brenda 3-4 muajve të kalojmë 2 fatkeqësi. Faleminderit infermierëve dhe mjekëve, sepse pa ata nuk bëhet protokolli mjekësor”, deklaroi Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME