Categories Lajme

Balla përshëndet operacionet e Policisë: Besim se do zbardhin ngjarje kriminale

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përshëndetur operacionet e fundit të Policisë në Shkodër e Vlorë, për ndalimin e disa personave me rrezikshmëri të lartë duke parandaluar ngjarje kriminale. Por ministri Balla kërkon nga strukturat e Policisë të intensifikojnë punën për zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe përballjen e autorëve me drejtësinë.

”Policia e Shtetit ka goditur grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, të përshirë më parë në ngjarje kriminale të rënda, në Vlorë dhe Shkodër.

Kam besim se Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar. Qytetarët e Vlorës dhe Shkodrës presin prej nesh garantimin e rendit, sigurisë publike dhe parandalim të ngjarjeve kriminale. Presim më shumë rezultate!”, shkruan ministri në rrjete sociale.

Shërbimet e Policisë Vlorë në bashkëpunim me RENEA-n finalizuan operacionin policor “Obelisk”, ku u vunë në pranga disa shtetas me armë pa leje, në një lokal.

Ndërsa në Shkodër gjatë operacionit “Konglomerat” u sekuestrua lëndë plasëse dhe u arrestua poseduesi i tyre, i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME