Partia Socialiste ka përjashtuar edhe njëherë mundësinë për mbajtjen e zgjedhje të parakohshme.
Taulant balla tha se zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë kushtetuese, ndërsa shtoi se pret nga presidenti të dekretojë datën e zgjedhjeve për bashkinë Durrës, Shkodër dhe Vorë që aktualisht janë pa kryetar bashkie.
Deklaratën Balla e bëri pas një takimi që pati me një përfqësi të KIE.
Taulant Balla: 30 qershori për Këshillin e Evropës është një datë kushtetuese, organet e dala prej tyre janë ligjore dhe vijnë punën e tyre për një mandat 4 vjeçar. Shpëtimi ynë ka qenë që qytetarët e Shkodrës, Durrësit dhe Vorës tu japim mundësinë që përmes votës tu japim një kryetar legjitim. Në Shkodër kryetarja është përtej mandatit 4-vjeçar.
Zgjedhjet në Shqipëri janë në qershor 2021. Zgjedhjet vendore në qershor të viti 2023. Nuk kemi diskutuar me këtë çështje.
