Çdo ditë e më shumë po shtohen sinjalet për uljen në tryezën e reformës zgjedhore të opozitës jashtë parlamentare.
Nga mbledhja e Asamblesë së PS në Elbasan, kreu I grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha zgjedhjet e 2021 do të zhvillohen me kod të ri elektoral, që do të përgatitet nga opozita parlamentare dhe ajo jashtë kuvendit.
Taulant Balla: Bashkë edhe me PD por edhe me deputetët e opozitës në kuvend, të miratojmë ndryshimet në kodin zgjedhor që adresojnë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR
Numri 2 I ps pati një koment pozitiv dhe për raportin e osbe odihr.
Taulant Balla: “Nuk besoj se më 30 qershor i është mohuar dikujt e drejta për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur”
Balla lajmëroi se PS do jetë në proçes zgjedhor deri në fund të muajit janar. Sipas tij, Objektivi do të jetë realizimi i procesit më të thellë të komunikimit të organizimit dhe të hapjes së PS me elektoratin, përmes debatit kombëtar dhe jo vetëm partiak.