Categories Lajme

Balla viziton në spital policen e plagosur, apeli: Respektoni rregullat e qarkullimit!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla vizitoi sot në Spitalin e Traumës efektiven e Policisë Rrugore, Arta Shurbi, e cila mbeti e plagosur paradite si pasojë e përplasjes së dy mjeteve në Vorë.

Gjatë një prononcimi për mediat, ministri Balla duke iu përgjigjur interesit të medias, u shpreh se gjendja shëndetësore e punonjëses është e stabilizuar, e nën kujdesin intensiv të mjekëve.

“Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë jemi këtu për të parë nga afër situatën shëndetësore të një prej vajzave të forcës sonë të Policisë së Qarkullimit Rrugor. Për fat të mirë gjendje shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Por natyrshëm, sikurse u informuam nga drejtuesit e Spitalit të Traumës, do të vazhdojë kujdesi intensiv në orët në vijim, sepse ka pasur disa dëmtime. Nuk po hyj në detajet e gjendjes shëndetësore, por lajmi i mirë është se është jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë një rast aksidental, por ju sqaroj se punonjësja e Policisë ka mbërritur aty pasi ka ndodhur një aksident. Më pas ka ardhur një automjet tjetër, i cili ka aksidentuar punonjësen e Policisë Rrugore. Ajo që dua t’ju them është se ne do të vazhdojmë të kujdesimi për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit”, tha ministri.

Balla theksoi se prioritet i punës së tij mbetet përkujdesi ndaj çdo punonjësi policie. “Dua ta them edhe njëherë, siç e kam thënë prej ditës së parë timen në këtë detyrë që Ministri i Brendshëm është një prej gjithë strukturës së Policisë dhe suksesi i misionit tim në krye të kësaj Ministrie varet nga përkujdesja ndaj gjithë oficerëve, punonjësve të të gjithë strukturës së Policisë së Shtetit. Natyrshëm, sikurse jam sot këtu, do të jem gjithmonë duke u kujdesur për secilin nga anëtarët e organizatës së Policisë së Shtetit, për të garantuar.

Në fund, ministri apeloi për çdo drejtues mjeti për të qenë të kujdesshëm dhe në respekt të Kodit Rrugor, për të shmangur ngjarje me pasoja.

“Dua t’i bëj një apel publikut, kemi nevojë edhe për mbështetjen e mirëkuptimin tuaj! Punonjësit e Policisë janë aty për t’u kujdesur për sigurinë rrugore. E ndaj, apeli ndaj atyre që janë në timon është që ju lutem respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, limitet e shpejtësisë e të gjitha parashikimet që ka Kodi Rrugor. Jemi aty jo për të vendosur gjoba, por për të ndërgjegjësuar të gjithë ata që janë në timon që të respektojnë normat dhe kërkesat e Kodit Rrugor”, nënvizoi Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME