Categories Lajme

Tjetër tragjedi në ujërat e Italisë, mbyten 41 emigrantë në Kanalin e Siçilisë

Të paktën 41 emigrantë dyshohet të jenë mbytur pasi varka me të cilën lundronin, u përmbys dhe u fundos në Kanalin e Siçilisë.

Sipas asaj që raporton agjencia italiane e lajmeve, ANSA, varka ishte nisur nga Sfax në Tunizi. Tragjedia mësohet se u tregua nga 4 të mbijetuar, 3 burra dhe 1 grua, që u shpëtuan nga autoritetet italiane mëngjesin e kësaj të mërkure dhe u transportuan në Lampedusa.

Të mbijetuarit treguan për rojen bregdetare italiane se ishin nisur në varkë ku ndodheshin 45 persona, mes të cilëve 3 fëmijë. Rreth 6 orë pasi ishin nisur, mjeti lundrues rreth 7 metra i gjatë u përmbys për shkak të një dallge të madhe.

Sipas të mbijetuarve, të gjithë emigrantët që ndodheshin në të përfunduan në det. Vetëm 15 prej tyre kishin jelek shpëtimi, por u mbytën gjithsesi.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME