Categories Lajme

Balluku e përlotur në foltoren e Kuvendit: Ishim në Durrës pa zbardhur dita! Njerëzit nga rrënojat i nxori Luani…

Nën emocione të forta, teksa nuk ka mbajtur as lotët, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka folur për pasojat e tërmetit. Balluku tha se forcat shqiptare kishin shpëtuar shumë jetë derisa erdhën forcat e huaja, ndërsa u shpreh se opozita duhet të ketë fytyrën e Edlira Hyseni, deputetes së opozitës së re në Durrës e cila mbajti një fjalim prekës në Kuvend.

“Opozita duhet të ketë fytyrën e Edlira Hysenit.  Tërmeti i 26 nëntorit ngjarja më e rëndë e dekadave të fundit.  Opozitës i përulem me respekt shumë të madh por nuk jam emocionalisht gati për tu përgjigjur për ankesat e tyre. Programi që kemi është i shkëlqyer për të ndërruar banesat e reja, pavarësisht se dhimbja nuk kalohet.  Jetoj në tiranë por më është dashur të ndaj me ata shumë momente. Kemi arritur në Durrës para se të zbardhte, pranë Dy Gjelave gjetëm Dritan Lelin me dy zjarrfikës nga Vlora që kishin arritur para nesh. Ata njerëz nga rrënojat deri sa kanë ardhur të huaj i kanë nxjerrë zjarrfikësit shqiptarë, i ka nxjerrë Luani i cili kishte ardhur me Lelin. Shteti ka qenë i tëri në këmbë. Unë kam qenë në detyrën e ministrit por kam qenë atje si qytetare. Shalsi nuk e ka për detyrë të jetë në terren por ka qenë atje.

Ky duhet të ishte një fjalim zyrtar për të dhënë numra dhe shifra. As kam dëshirë që t’i mbaj lotët në këto momente. Opozita duhet të ketë fytyrën e Edlirës. Opozita është aty për të bërë dialog, ndaj duhet të ketë fytyrën e Edlirës. Është shumë e lehtë që secili prej jush të dalë dhe të thotë se çfarë u bë gabim por nuk e di si është të dalësh përpara Ramën Lalës, i vetmi i mbijetuar nga familja Lala. Ne nuk hahemi dot me Zotin. Asnjë ndërtesa nuk do hidhet. Mos është koha të mendojmë për rindërtimin. Jemi këtu për t’u ngritur nga hiri si Feniksi. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë për rindërtuar shpirtin e Shqipërisë. Nuk janë 51 ata që kanë vdekur. Na është goditur shpirti”, tha Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME