Categories Lajme

Balluku: Ndërpritet prodhimi i naftës, depozitat janë plot. Po çmimi?

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi se kompania e nxjerrjes së naftës, Albpetrol, ka ndërprerë prodhimin. Nga foltorja e Kuvendit, ministrja tha se Albetrol ndodhet në një situatë shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ. Përballë situatës kur depozitat janë të mbushura, ministria ka vendosur që puset të mos jenë më operative, pra duke ndërprerë nxjerrjen e naftës.

Vendimi i qeverisë për dhënien e pagës për të gjithë punonjësit e rafinerisë tani është realizuar, 790 punonjës kanë marrë pagën e akorduar dhe këtë e kemi sistemuar. Një cështje tjetër që ka të bëjë me naftën, më të goditur është edhe situata e Albetrol, e gjendur në një situata shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ, kemi qenë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushura puset të mos jenë më operative. Ndërkohë që është pezulluar deri në një vendim të dytë procesi i ristrukturimit” tha ministrja.

Por gjendja e depozitave të mbushura nuk reflektohet në çmimin e naftës me pakicë në tregun tonë. Ndonëse çmimi i naftës ka rënë në nivelet shumë të ulta, në Shqipëri vijon që një litër të tregëtohet për 150-156 lekë litri. Kryetari i shoqatës së hidrokarbureve në Shqipëri, Luigj Aliaj është shprehur më herët në një intervistë televizive se e janë një sërë faktorësh që nuk e bëjnë këtë ulje të prekshme për qytetarët. Sipas Aliajt në vendin tonë, pjesa më e madhe e çmimit të naftës janë taksa të vendosura nga shteti, dhe kjo e bën të vështirë një ulje të lartë të çmimit të këtij produkti për konsumatorin fundor. Rreth 110 lekë për litër nafte janë taksa në vendin tonë. /Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME