Categories Sport

Balotazh Uzuni-Manaj, zbulohen dilemat e Rejës për Anglinë. Ja si pritet formacioni

Shqipëria luan këtë të diel një ndeshje shumë të rëndësishme, me start nga ora 18:00 në “Air Albania” kundër Anglisë. Është përballja e dytë në grup ndaj një kundërshtari të paimagjinueshëm që të krahasohemi me të.

Por, a do t’i dorëzojmë “armët” që në nxehmje? Kurrë jo! Askush nuk e çonte nëpër mend fitoren në Aveiro ndaj Portugalisë, që në atë edicion u shpall kampione Europe. Pra, po sikur? Kjo është një ndeshje llogarish për Shqipërinë. Thënë që në krye të herës që kualifikimi nuk mund të listohet si objektiv, diskutimi vijon në rrafshin e dëshirës dhe llogarive si dhe çfarë duhet bërë bashkë për të shkuar drejt një ëndrre të pacekur më parë.

Nëse Shqipëria bën një mrekulli dhe e ndal Anglinë, pra me një barazim, pasi fitorja do të ishte event i jashtëzakonshëm sportiv dhe katapultë e rëndësishme në Grupin I, na jep një dorë për shumë arsye, që realisht të shpresojmë. Kjo, për faktin se do të ndalnim një pretendent. Më kryesorin e grupit. Së dyti, këtij pretendenti absolut do t’i “impononim” që në përballjet me Poloninë dhe Hungarinë (të cilat shndërrohen në rivale direkte për Shqipërinë për vendin e dytë dhe jo vetëm të tretin) “Tre Luanët” të mos e diskutojnë as edhe një pikë rrugës.

Së treti, gjithmonë nëse bëhet “bingo” edhe në San Marino, pra me të paktën shtatë pikë në 3 ndeshje, do të krijonte atmosferën elektrizuese që e ndihmon skuadrën. Pra, një pikë përballë më të fortës së grupit, kur bashkohet edhe me barazimin 3-3 mes Polonisë dhe Hungarisë, ato që diskutojnë mes tyre vendin e dytë dhe të tretë, na krijon hipotetikisht një situatë shumë të favorshme për Shqipërinë. Këtë fundjavë kuqezinjtë nuk kanë vetëm një ndeshje prestigji, duke regjistruar ndeshjen e gjashtë në histori përballë “Tre Luanëve” të cilët vetëm kanë fituar ndaj nesh, por është edhe një mundësi… hipotetike, për të bërë llogaritë tona.

FORMACIONI

Trajneri Reja, pas Andorrës tha se në 3 ndeshje do të përdorë të paktën 20 lojtarë, nga ata 28 që ka grumbulluar. Referuar një formacioni të mundshëm, me një fanellë të garantuar do të ishte vetëm muri i mbrojtjes: Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli, bashkë me Hysajn si dhe Bare para tyre.

Të tjerët? Varet nga strategjia e trajnerit apo edhe nga forma që do të kenë për sfidën e së dielës. Ndoshta zëvendësimet në Andorrë mund të jenë prova gjenerale para Anglisë. Nëse Gjasula mund të rrëmbejë edhe një herë fanellën e titullarit, për Memushajn nuk thuhet e njëjta gjë me bindje dhe mesfushori mund të vihet në balotazh me Laçin apo Ramadanin. Kjo, për faktin e vetëm sepse të dy mesfushorët vijnë nga një pushim i gjatë dhe periudhë pa minutat e duhura.

Për sulmin, Cikalleshi imponohet me forcën dhe formën e tij, ndërsa për Manajn, këtë ndeshje mund të ketë balotazh me Uzunin, por jo vetëm me të. Shkëndijat në Andorrë nga Broja ishin vërtet domethënëse…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME