Categories Lajme

Banda kriminale që vinte gjoba e dhunonte, si u zbulua një nga anëtarët. Policia jep detajet

Arrestohet anëtari i tretë i grupit të strukturuar kriminal që vinte gjoba dhe kanoste duke ushtruar dhunë për dhënie pasurie.

Policia jep detajet për aksionin e fundit në vijim të operacionit “Përsëritësit“. “Pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimi disajavor bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. U., 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë”- njofton policia.

Sipas saj, shtetasi V. U. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

NJOFTIMI

Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në vijim të operacionit Përsëritësit”, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimi disajavor bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. U., 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Shtetasi V. U. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, dy prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit “Përsëritësit”, dyshohet se është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës.

Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këto persona.

Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Vlorë, dërgohet në spital nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

Me zhverësimin e euros si faktori kryesor, ushqimet nga jashtë vendit po vazhdojnë të vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë

Interpol Tirana Ekstradohet nga Spanja një 46-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME