Categories Sport

Tre pikë në dy ndeshje, Shqipëria rrëshket në renditjen e FIFA-s

Fitorja ndaj Moldavisë nuk i ka bërë aspak punë kombëtares së Shqipërisë, e cila ka humbur një pozicion në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë renditen në vendin e 65-të,pozicion i cili është sigluar pas humbjes 1-0 ndaj Turqisë dhe fitores 4-0 përballë Moldavisë, duele të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Asnjë ndryshim në 4 vendet e para, me Belgjikën, Francën dhe Brazilin që plotësojnë podin, teksa ndiqen nga Anglia. Tjetër ngjitje për Kosovën, që tashmë e shikon veten në vendin e 114 në Botë. Dardanët fituan 1-0 në miqësoren me Gjibraltarin, ndërsa fitorja 2-0 kundër Malit të Zi i jep një tjetër shtysë, duke e përmirësuar renditjen me 5 pozicione.

Andorra, kundërshtari i kuqezinjve më 14 nëntor në “Elbasan Arena” ka pësuar rritje me 3 pozicione. Fitorja ndaj Moldavisë me shifrat 1-0 i ngjit ata në vendin e 136.

Kampionët në fuqi të Europës, Portugalia ndodhet në vendin e 6-të, pasuar nga Kroacia, Spanja, Argjentina dhe Kolumbia. Uruguaji e shikon veten e pesta në Botë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME