Categories Sport

Disfata me Vllazninë, Flamurtari shkarkon trajnerin Dritan Sadedinin

Dy humbje në fazën e parë janë konsideruar pak nga drejtuesit e Flamurtarit, të cilët kanë marrë menjëherë masa. Klubi bregdetar ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Dritan Sadedini. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, klubi kuqezi shkruan se Sadedini nuk do të jetë trajner i parë, por pjesë e stafit teknik.

“Flamurtari Football Club, komunikojmë se kemi ndërprerë bashkëpunimin me Dritan Sadedinin si trajner i parë. Dritan Sadedini do te vazhdoj të jetë pjese e stafit teknik te ekipit” thuhet në njoftimin e klubit. Flamurtari ka bërë një start sezoni katastrofik duke grumbulluar vetëm 2 pikë në 9 takimet e para. Ndërkohë, kanë pësuar 21 gola dhe kanë shënuar vetëm shtatë. Kështu, edhe pse është shpejt, kuqezinjtë janë kandidatë kryesorë për të rënë nga kategoria. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse shkarkimi i Sadedinit dhe emërimi i trajnerit të ri do të ndryshojnë situatën në Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME