Categories Lajme

“Dhimbjet janë të padurueshme”/ Lutja e gruas nga Lushnja që vuan nga kanceri: Vini dorën në zemër, s’kam para për operacionin

Një grua nga qyteti i Lushnjës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, ku kërkon ndihmën e shqiptarëve.

41-vjeçarja, Rozeta Nasi, është diagnostikuar me kancer të gjirit dhe tregon se mjekët i kanë thënë që të kryejë një operacion në Tiranë javën që vjen, pasi gjendja e saj po përkeqësohet.

Ajo jeton vetëm me babain, pasi nëna i ka vdekur. Zonja Nasi shprehet për JOQ Albania se ajo ndodhet në varfëri ekstreme dhe nuk ka mundësi t’i sigurojë paratë e operacionit.
Madje qytetarja shprehet se është futur në borxhe me dyqanet, pasi i ka marrë ushqimet me listë, për shkak të pamundësive ekonomike.

E gjendur përballë këtyre kushteve, gjendja shëndetësore dhe psikologjike e zonjës Nasi është përkeqësuar, ndërsa thekson se është gati t’i japë fund jetës.

Apeli i plotë

“Pershendetje joq. Keni mundesi te me ndihmoni ju lutem. Une jam nje grua nga lushnja, quhem rozeta nasi, jetoj vetem me babin pasi mami me ka vdekur. Jam e semure me kancer gjiri dhe doktoret me kan thene qe duhet te behem operim qe te shpetoj. Me kane dale disa gjendra te gjoksi.

Por un nuk kam para per operacionin, skam as buke per te ngrene, edhe ushqimet i kam me liste, kam 200 mije leke borxhe pa i lare dhe po mi kerkon shitesi. Ju lutem shume vini doren ne zemer dhe me ndihmoni sa te keni mundesi te sherohem.

Mir pa ngrene buke pa ushqime po rri se skam cte bej, po te pakten te sherohem ju lutem. Kam bere dhe skanerin e parate i mora borxh. ju lutem me ndihmoni.

Me eshte merzitur jeta, nuk e dua me, dua te vras veten se skam me cte bej tjeter. Me jepni nje shprese ju lutem.

Doktori me tha qe operacionin duhet ta bej ne tiran po skam as para me ca te shkoj atje lere me te tjerat. Ju pergjerohem vini doren ne emer te shpetoj jeten.

Kam shume dhimbje te forta dhe te padurushme. Me kan thene mjeket qe operacionin duhet ta bej javen tjeter, ju lutem me ndihmoni jeni e vetmja shpres qe kam.”
/ JOQ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME