Categories Lajme

Banda kriminale terrorizonte me plaçkitje fshatrat e Himarës, u vodhën 1,7 mln lekë në dy muaj! Tre të arrestuar, një vajzë nën akuzë, gjenden armë e silenciatorë

Ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Himarës me grabitje shtëpish gjatë dy muajve të fundit, u zbulohet edhe një arsenal i tërë armatimi, ku nuk mungonin as silenciatorët.

Tre persona u arrestuan dhe një 18-vjeçare u mor nën akuzë në gjendje të lirë nga Policia e Vlorës. Aksioni është koduar “Break in” dhe janë zbardhur 4 nga vjedhjet e kryera në fshatrat e Himarës.

Gjatë sulmeve janë vjedhur sasi të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë. Burime zyrtare thanë se janë sekuestruar gjithashtu në banesën e njërit prej të arrestuarve: 1 armë zjarri kallashnikov, 3 silenciatorë, municion luftarak dhe sende që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve.

“Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. G., 31 vjeç, banues në Sarandë, D. R., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe K. H., 37 vjeç, banues në Finiq. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje në territorin e bashkisë Himarë”, bëri me dije policia.

Konkretisht më datë 15 gusht dyshohet se kanë vjedhur 250 000 lekë, në banesën e N. L., në fshatin Pilur, më datë 27 gusght 1 300 000 lekë në banesën e A. B., në fshatin Piqeras, më 19 gusht 200 000 lekë në banesën e Q. M., në fshatin Borsh dhe më datë 20 gusht vegla të ndryshme pune, në banesën e G. N., në fshatin Borsh.

“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. M., 18 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka pasur dijeni mbi këtë aktivitet kriminal, por nuk ka kallëzuar”, tha policia.

“Gjatë kontrollit në banesën e E. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, me silenciator, 2 silenciatorë të tjerë, 2 krehra pistolete dhe 1 krehër kallashnikovi, me fishekë, 68 fishekë, 4 celularë dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve. Gjithashtu, u sekuestrua 1 automjet që dyshohet se është përdorur gjatë vjedhjeve”, specifikuan burimet zyrtare për detajet e aksionit.

Paralelisht vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale bashkë me Prokurorinë Vlorë, për veprat penale “vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “moskallëzimi i krimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME