Categories Lajme

Banesë e re për familjen Aluku në Kashar

Katër muaj më parë, gjatë një inspektimi me kryeministrin Edi Rama në zonat e prekura nga tërmeti në Kashar, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i premtoi Besnik Alukut rindërtimin e banesës. Sot, të shtatë anëtarët e familjes së Besnikut i gëzohen shtëpisë së re, e cila është rindërtuar në kohë rekord, shumë herë më e mirë se banesa e mëparshme.

Kryebashkiaku ishte në pikërisht në familjen Aluku për t’i dorëzuar çelësat e banesës së re, prej ku siguroi se është vetëm çështje që të përfundojë rindërtimi edhe i banesave të tjera. “Ndihem shumë mirë sot, Besnik, që u fute në shtëpinë e re. E mbaj mend atë ditë kur u takuam, ishte edhe kryeministri, kurse ti kishe shumë pak besim. Në fakt, natyra njerëzore është e tillë, po nuk e pa me sytë e tij, nuk e beson. Jemi në muajin e Ramazanit dhe jam i lumtur që sot futesh në shtëpinë e re. Mesazhi që duhet të japim është se shtëpitë do t’i bëjmë të gjitha, por me radhë. Pra, fillimisht, ju që u prekët në shtator, pastaj djali dhe 870 familjet e tjera që u prekën në nëntor, të cilat do t’i fillojmë shumë shpejt”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë shtoi se për çdo shtëpi të dëmtuar ka edhe një dosje të plotë. Ai siguroi se banesat më të dëmtuara do të rindërtohen nga e para, ndërsa për ato me dëme më të lehta, do të bëhen riparimet e nevojshme. “Kryeministri e ka lënë porosi, që të ecim shumë shpejt me shtëpitë e reja, edhe për shtëpitë që u prekën nga tërmeti i dytë. Për secilën ka një dosje, për secilën dosje ka një çmim. Për dosjet që shtëpia u prishet dhe bëhet nga e para, do të bëhet me brigadë ndërtimi. Për ata që kanë vetëm probleme të thjeshta, që mund të bëhen me pak riparime, do marrin pagat dhe do të bëjnë riparimet”, u shpreh Veliaj.

Ndonëse paguajnë të gjitha detyrimet ndaj shtetit, ishin të shumta ato biznese të cilat iu përgjigjën menjëherë thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për të ndihmuar në rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Duke i falënderuar për përgjegjësinë sociale të treguar në këtë periudhë, ai tha se pjesa më e madhe e bizneseve në këtë kohë të jashtëzakonshme ka kërkuar që të kontribuojë. Pas tërmetit të shtatorit që i dëmtoi rëndë banesën, familja Aluku u sistemua përkohësisht nga bashkia e Tiranës në një çadër, ndërkohë që iu dhanë edhe ndihma. Paralelisht nisi menjëherë edhe puna për përgatitjen e dosjes për rindërtimin e banesës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME