Categories Lajme

Bangladesh, Mbi 30 të vdekur pas djegies së tragetit

Të paktën 37 njerëz kanë v dekur në Bangladesh pasi një traget mori flakë natën e së premtes, ka njoftuar policia e këtij vendi, derisa pasagjerët e tmerruar u hodhën në det për t’i shpëtuar zjarrit.

Tragjedia ndodhi në një lumë rreth 250 kilometra në jug të kryeqytetit të Bangaldeshit, Dhaka. “Kemi gjetur 37 trupa. Numri i të vdekurve mund të rritet. Shumica vdiqën nga zjarri dhe disa u mbytën në lumë”, i tha AFP-së shefi i policisë lokale, Moinul Islam. Zjarri sipas tij filloi në kabinën e motorit të tragetit. Pavarësisht së në traget ishe e lejuar të ishin 310 persona, në momentin e tragjedisë aty ishin të paktën 500 njerëz.

Shumica prej tyre po ktheheshin në shtëpi nga kryeqyteti. “Rreth 100 të lënduar nga djegiet janë dërguar në spitalet e Barisal”, tha Moinul Islam. Në muajin gusht të këtij viti, 21 persona humbën jetën kur u përplasën një varkë e mbushur me pasagjerë dhe një anije mallrash e ngarkuar me rërë. Derisa në dy aksidente të tjera në muajit prill dhe maj u vdiqën 54 persona. Gjatë vitit të kaluar rreth 100 persona vdiqën si pasojë e si aksidenteve të anijeve./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME