Categories Lajme

Mediat greke jehonë skandalit të pagave: Hera e dytë në Shqipëri që rrjedhin të dhëna personale

Publikimi i të dhënave të mbi 600 mijë shqiptarëve ka bërë jehonë edhe në mediet ndërkombëtare. Media greke Protothema shkruan se “Rreth 700,000 njerëz kanë rënë viktima të rrjedhjes së të dhënave personale mbi pagat, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.” Prokurorët shqiptarë kanë nisur një hetim paraprak për rrjedhjen dhe postimin në rrjetet sociale të të dhënave personale të mijëra qytetarëve, përfshirë kryeministrin dhe presidentin e vendit, sipas një gazetari të Agjencisë Franceze që pa listat, thuhet në artikull.

Të dhënat e qarkulluara gjerësisht përfshijnë emrat e individëve, punëdhënësit e tyre, pagën dhe numrin e tyre të telefonit. “Sipas mediave shqiptare, rreth 700,000 njerëz kanë rënë viktima të rrjedhjes . Këtu përfshihen punonjësit e bankave, drejtuesit e biznesit, nëpunësit civilë, anëtarët e shërbimeve të fshehta dhe ushtarake dhe gazetarët.” Kryeminstri Rama dhe Presidenti Meta  janë gjithashtu mes personave, të dhënat personale të të cilëve u bënë publike dhe po qarkullojnë në WhatsApp dhe rrjete të tjera sociale .

“Prokurorët kanë nisur hetimet”, tha prokuroria e Tiranës. Mediat raportuan se në kuadër të hetimit u konfiskuan serverët e shumë shërbimeve, si tatimet dhe fondet e sigurimeve. Kryeministri siguroi se nuk ishte një “s ulm kibernetik” dhe se rrjedhja ishte organizuar nga brenda, nga persona që kishin akses në bazat e të dhënave. Ai gjithashtu ka premtuar se rasti do të hetohet tërësisht. “Qëllimi ishte të ngatërronim dhe të dëmtonim stabilitetin”, tha ai. Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që të dhëna masive personale rrjedhin në Shqipëri. Në muajin prill, para zgjedhjeve parlamentare, qarkulluan në media të dhënat e rreth një milion qytetarëve. Deri më tani për këtë rast nuk është ngritur asnjë akuzë, shkruan Protothema.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME