Categories Lajme

Denoncim i fermerit në Fier: Më kanë helmuar delet me lëndë kimike, e moshuara flet mes lotësh

Një fermer nga Fieri në zonën e Shtyllasit pretendon se i kanë helmuar delet. Sinan Hajdari i cili ka në total 350 krerë dele, tha për mediat se ka dyshime se në stan i kanë hedhur helm kimik.

Për pasojë deri më tani kanë ngordhur 5 dele ndërsa shumë të tjera janë në gjendje të rëndë. Sinani shprehet se ka dyshimi se helmimi është bërë nga dora e njeriut për shkak se dy ditë më parë ka pasur edhe një konflikt për të cilin ka bërë denoncim në polici.

“Jam Sinan Hajdari. Jam fermer në zonën e Shtyllasit. Dje më janë helmuar 5 krerë bagëti dhe shumë të tjera i kam në gjendje të rëndë në stallë. Dyshoj se helmimi është i qëllimshëm për shkak të një konflikti që më ka ndodhur dy ditë më parë në këtë zonë që kemi pasur probleme me policinë. Dyshoj se është i qëllimshëm nga këta persona. Kam shumë kohë në këtë zonë dhe asnjëherë më parë nuk kam pasur probleme.

Kam 13 vjet në këtë zonë dhe nuk më ka ndodhur asnjëherë. E kam denoncuar në polici. Dyshoj te ata persona. Mund të jetë helmim kimik. Janë dërguar mostrat në laboratorin e Tiranës. Pritet përgjigja e analizave. Ndihme i rrezikuar sepse unë në këtë zonë jam në vazhdimësi dhe ndihem shumë i kërcënuar. Unë i çoj atje ku kullosin dhe marrin helmim atje.

Për mua është dëm i madh ekonomik. Janë dhe shumë të tjera në gjendje të rëndë dhe mund të ngordhin. Dyshimet janë se është helmim i qëllimshëm”, thotë ai. Gjyshja e Hajdarit mes lotësh tregon se si e kanë kuptuar se delet janë helmuar.

“Bagëtitë i lëshuam në mëngjes. I lëshoi djali, Tre i gjeti të ngordhura. Erdhi veterineri. O zot m’i shpëtoi disa. Por prapë ashtu janë. Unë i kam djem. I ndihmoj nga pak. U gatuaj. Nuk ka ndodhur herë tjetër. Ranë përshesh delet. Kjo që ndodhi mos i ndodhtë njeriu. Se i ligu, të liga të bën. Se për atë po më rrinë djemtë këtu. Vete në Fier më thonë nuset rri moj mam mos shko. Jo do iki i them unë. Nuk më rrihet. Çfarë të bëjmë”, thotë gjyshja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Yzberisht,Me shkopinj bejsbolli gati për sherr,procedohen 23 të mitur

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës pasi e rrahën në rrugë

Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar për Top Channel lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Zjarri shkrumbon banesën, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro fiton papritur terren ndaj Lekut brenda javës

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit…

LEXO ME SHUME