Categories Lajme

Banja e Dobërçanit bën mrekulli! Vendi ku iu kthye shikimi 7-vjeçares nga Turqia

Dikur kishte qenë depozitim mbeturinash, e tani banja e Dobërçanit është vendi ku qytetarët vendës e të huaj gjejnë shërimin e shumë sëmundjeve.

Nexhat Ibishi tregon se vëllai i tij i cili jetonte në Zvicër u kthye në vendlindje ku edhe ndërhyri estetikisht në këtë hapësirë, e cila gjatë sezonit të nxehtë pranon pothuajse afër 300 vizitorë brenda ditës.

Të mirat e ujit janë dëshmuar edhe përmes analizave që i janë bërë, e që efektet e saj janë në shërimin e reumës, infeksioneve, alergjive, sëmundjes së lukthit e shumë të tjera.

Efektet e mira të ujit kanë tërhequr vizitorë nga vendet e largëta, gjë që ka shtyrë vëllezërit Ibishi të mendojnë edhe për akomodimin e tyre.

E pikërisht nga banja e Dobërçanit, një 7-vjeçareje nga Turqia iu kthye shikimi. E një djaloshi tjetër nuk kishte më nevojë për karrocën ndihmëse.

Selami Hoti është mërgimtari nga Gjilani, i cili në momentin që vjen në Kosovë, rezervon disa ditë edhe për banjën. E për Adem Zukën ky është viti i parë që e frekuenton banjën, por aty e gjeti shërimin bashkëshortja e tij.

Përpos akomodimit e trajtimeve që mund të merren brenda ditës në banjë, një hapësirë është e ndarë veçmas ku qytetarët mund t’i mbushin bidonët me ujin shërues nga Dobërçani i Gjilanit./ Koha

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME