Categories Lajme

Banka e Shqipërisë ka blerë 99.3 milionë € në tregun valutor për janar-shtator

Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 99.3 milionë euro në tregun e brendshëm valutor gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, sipas njoftimit të saj zyrtar “Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019”. Në tremujorin e tretë, Banka bleu 42.10 mln euro. Kjo ndërhyrje erdhi pas 39.20 mln eurove dhe 18 mln eurove të blera në dy 3-mujorët e mëparshëm, duke çuar totalin e blerjeve për vitin 2019 në 99.30 mln euro. Në të gjithë rastet, Banka e Shqipërisë ka përdorur opsionin e blerjeve në raundin e dytë, sikurse parashikohet në rregullore.

Blerjet e Bankës së Shqipërisë këtë vit kanë qenë të parashikuara brenda kalendarit të saj të publikuar në fillim të vitit dhe kanë kryer në funksion të rritjes së rezervës së saj valutore, në bazë të të cilës ajo blen rreth 25-30 milionë euro në çdo tremujor . Gjatë vitit 2018, banka e Shqipërisë ndërmori një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun valutor, duke blerë 460 milionë euro, ose 4 herë më të larta se ndërhyrjet e planifikuara, me qëllim frenimin e rënies së pazakontë të monedhës së përbashkët.

Ndonëse Banka e Shqipërisë bleu më shumë se 460 milionë euro për të frenuar rënien e monedhës së përbashkët, sërish kjo e fundit shënoi nënçmimin më të madh vjetor që nga 2004-a. Për gjithë vitin 2018 kursi mesatar i këmbimit të euros ndaj lekut ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më pare.

Rënie e euros vijoi edhe në 2019-n, duke u këmbyer mesatarisht me 123 lekë, me rënie 4.6 lekë në raport me mesataren e një viti më parë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2018, totali i rezervave valutore të Bankës arriti në 2.39 miliardë euro, i mjaftueshëm për të mbuluar 7 muaj importe. Në krahasim me vitin e mëparshëm, rezervat u rritën ndjeshëm me 403 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME