Categories Lajme

Bankat do të raportojnë për 20 huamarrësit më të mëdhenj

Borxhlinjtë e mëdhenj të bankave do të mbikëqyren nga Banka e Shqipërisë. Ndryshimet që miratoi së fundi Banka në rregulloren “Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha”, kërkojnë që bankat e nivelit të dytë të raportojnë çdo tre muaj për këta klientë.

Është fjala për ato biznese që kanë kredi me shuma të mëdha, vlera e të cilave prek kufirin e 10% të kapitalit rregullator të bankës. Sipas relacionit që shoqëron këtë rregullore, paralelisht, bankat duhet të raportojnë 10 ekspozimet më të mëdha ndaj institucioneve të mbikëqyrura, pavarësisht nëse arrijnë ose tejkalojnë ose jo 10% të kapitalit rregullator.

Ndryshimet në rregullore synojnë një kontroll më rigoroz mbi kreditë e mëdha të bankave, por edhe të ekspozimeve e tyre ndaj njëra-tjetrës, me qëllim shmangien e përcjelljes së goditjeve, sidomos në nivel të institucioneve me rëndësi sistemike. Rregullorja e re vendos edhe limite ekspozimi të bankave kundrejt njëra-tjetrës. Ky limit do të jetë raporti prej 15% ndaj kapitalit të nivelit të parë.

Bankat kanë nëntë muaj kohë që të përgatiten për këtë raportim, pasi rregullorja e ndryshuar hyn në fuqi në qershor të 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME