Categories Lajme

Banorët bllokojnë Rrugën e Kombit, pròtestojnë kundër HEC-it

Banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë janë ngritur sërish në protestë shkaku i vijimit të punimeve dhe mungesa e reagimet pas akuzave për mashtrim dhe falsifikim të firmave. Ata kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i dhe ndërtimin e fabrikës se ujit në ketë zonë.

Gjithashtu banorëve u janë bashkuar edhe disa organizata mjedisore si dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Së bashku u bënë tek tuneli i Thirrës dhe janë nisur drejt kantiereve. Pasi panë atë çfare po ndodhte, protestuesit u rikthyen sërish në rrugën e Kombit dhe në hyrje të tunelit u përplasen me policinë dhe arritën të thyejnë kurdonin, e të bllokojnë për disa minuta këtë rruge në korsinë drejt Kukësit.

Mësohet se 19 persona, mes tyre edhe një gazetar janë shoqëruar nga policia pas protestës. Ndërkaq, banoret thonë se janë të vendosur për ndalimin e këtyre projekteve abuzive që shkatërrojnë zonën, pavarësisht kërcimeve dhe shantazheve nga konçensionari dhe pushteti vendor.

Në të njejtën linje ishin dhe deputetë dhe aktivistët e VV të cilët kërkuan anulimin e këtyre projekteve që dëmtojnë mjedisin dhe burimet ujore të zonës. Kjo është protesta e dytë në harkun kohor të 10 ditëve të banoreve të fshatrave Thirre dhe Sang, ndërsa kane depozituat dhe një kallzim penal ne prokurori për falsifikim të firmave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME