Categories Lajme

Banorët e Astirit protestë në trotuar! FNSH i ndalon të bllokojnë rrugën /Video

Në pothuajse një vit që kanë nisur të kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, edhe pse banorët e Astirit u ngritën në protestë, si çdo ditë, në orën 18:30 rruga nuk ishte e bllokuar dhe për herë të parë automjetet qarkulluan normalisht pa dhënë më panoramën e një kaosi në trafik. Me ashpërsimin e Kodit Penal sipas të cilit kushdo që bllokon rrugën duhet të arrestohet dhe në rast dënimi rrezikon deri në 3 vjet heqje lirie, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të Rendit dhe Shqiponjat, ndaluan banorët e Astirit të dalin në mes të rrugës në zonën e Unazës së Re, duke krijuar një kordon sigurie. Teksa 6 protestues të tjerë janë në burg për bllokimin e rrugës në dy ditët e fundit, banorët pasditen e kësaj të shtune zgjodhën të mos rrezikojnë! Nuk bënë rezistencë dhe për herë të parë protesta nuk u zhvillua në mes të rrugës, në të dyja kahet e saj, por në trotuar! Pranë tyre, u gjend ish-deputeti Klevis Balliu, mbështetës i kësaj proteste thuajse prej nisjes së saj, ku tha se ky ishte një skenar i kryeministrit Edi Rama për të shkaktuar gjakderdhje, por nga ana tjetër,  falenderoi banorët që nuk u përfshinë në përplasje me forcat e policisë.

Banorët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e të cilit do të duhet të shemben banesat dhe bizneset e tyre anë rrugës, shumica prej të cilëve pa legalizuar, edhe pse do të dëmshpërblehen. Kujtojmë se për muaj me radhë kjo protestë është mbështetur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, me prezencën më të shumtë të ish-deputetëve Klevis Balliu dhe Endrit Brahimllari, ndërsa nuk ka munguar edhe një  marrëveshje mes tyre dhe liderit demokrat Lulzim Basha, ku premtohej rishikimi i këtij projekti kur PD të vijë në pushtet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME