Categories Lajme

Banorët e Karbunarës “sfidojnë” bashkinë, ndërtojnë urë vetë

Fermerët e Lushnjës ankohen se mungesa e infrastrukturës u vështirëson punën në sektorin e bujqësisë dhe nxjerrjen e prodhimit të treg.  Të lodhur siç thonë nga premtimet e pambajtura, banorët e Karbunarës kanë sfiduar bashkinë me ndërtimin e urave provizore, por kërkojnë më shumë vëmendje për sektorin që mban peshën kryesore të punësimit në këtë bashki.

Me bujqësinë si prioritet, fermerët në shumë zona të Lushnjës ankohen për mungesën e infrastrukturës në tokat që kultivojnë.

Mungesa e rrugëve apo urave thonë se u vështirëson punën dhe nxjerrjen e prodhimit në treg.

“Vjen malli deri këtu e kalojmë me karro dore dhe e nxjerrim deri te fugoni”. 

Rreth 50 familje fermerë në zonën e Karbunarës ku kalon Përroi i Lushnjes për vite me radhë kanë përdorur këtë urë të improvizuar për të shkuar në ara apo serat që ndodhen në anën tjetër

“Janë mbi 50 familje këtu. Sera, vreshti, misri, njëra apo tjetra. Të gjithë dynumet janë të mbjella dhe të gjithë kalojmë këtu.” 

Ndaj të lodhur nga premtimet e vendorëve, ata kanë ndërtuar një tjetër urë me beton e pjesë bunkerësh.

Por edhe kjo sa për të kaluar me karroca dore dhe mjetet e punës

“Kemi vajtur edhe tek pushteti vendor, por asnjeri nuk na ka ndihmuar. 

U kemi xhan u kemi shpirt, si përfundim ja”.

Të vetëdijshëm se edhe këtë urë mund tua prishin pasi më parë nuk kanë marrë leje, fermerët kërkojnë më shumë vëmendje nga bashkia për infrastrukturë ndihmëse në sektorin e bujqësisë që mban peshën kryesore të punësimit në Bashkinë e Lushnjes./Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME