Categories Politike

Trump anulon marrëveshjen e paqes me talebanët

Presidenti Donald Trump ka ndaluar negociatat e paqes me talebanët që kërkuan t’i jepnin fund luftës 18-vjeçare të Amerikës në Afganistan.

Në një postim në Twitter, Trump shkroi se do takohej me Presidentin afgan, Ashraf Ghani dhe krerët e lartë të talebanëve të dielën.

Por ai anuloi takimin sekret pasi militantët pranuan se ishin pas një sulmi të fundit ku u vra një ushtar amerikan.

Bisedimet do të zhvilloheshin disa ditë para përvjetorit të 11 shtatorit.

Një takim ballë për ballë me talebanët në Kampin David, vendi i negociatave të kaluara historike për paqen, do të kishte qenë një veprim i jashtëzakonshëm diplomatik nga presidenti amerikan, veçanërisht pasi do të kishte ardhur pak para 18 vjetorit të sulmit në SHBA, raporton BBC.

Negociatori i lartë amerikan kishte njoftuar një marrëveshje paqeje të hënën.

Ky ishte rezultat i nëntë raundeve të bisedimeve midis përfaqësuesve të SHBA dhe Talebanëve, të mbajtura në Doha.

Por vendimi i Trump i dha fund gati një viti bisedimesh.

“Talebanët morën përsipër përgjegjësinë e sulmit në Kabul që vrau një nga ushtarët tanë të mëdhenj. Unë menjëherë anulova takimin dhe i dhashë fund negociatave të paqes,”-shkroi presidenti amerikan.

Si pjesë e marrëveshjes së propozuar, SHBA do të tërhiqte 5.400 trupa brenda 20 javësh, në këmbim garantimit nga ana e talebanëve që nuk do përdornin Afganistanin më si bazë për terrorizmin.

SHBA aktualisht ka rreth 14.000 trupa në Afganistan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME