Categories Lajme

Banorët e Krujës pezull, pallatet e dëmtuara por ekspertët nuk duken

Disa pallate në qytetin e Krujës kanë pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti i së martës. Banorët tregojnë se janë të frikësuar dhe kërkojnë një strehë nga qeveria.

Banori 1: “Kanë ardhur, kanë filmuar. Shkova sot në Bashki dhe më thanë se do të vijnë ekspertët nga Tirana. Por, nuk i kemi parë.”

Banori 2: “Ky pallat është bërë në vitin 1976 me sa di unë. Nuk ka kollona, vetëm me tullë. Që kur ka ra tërmeti nuk kam mbërrit në shtëpi. Nuk ma mban në shtëpi. Jam me dy fëmijë. Kam edhe dy nipat e vogël. Unë nuk mund t’i lë nipat me i fut brenda në shtëpi.”
Banorja: “Erdha për të parë, se isha te motra, se kisha shumë frikë me ardh këtu. Kur erdha këtu prap shikoj plasaritje.”

Vetëm në lagjen “Varoshi” janë 5 objekte të ndërtuara që në periudhën e regjimit komunist, por edhe një ndërtim i ri që ka pësuar shumë ndërtime.
Të vetmit autoritete që kanë shkuar në Krujë, sipas banorëve janë një grup specialistësh nga Franca për të verifikuar qëndrueshmërinë e pallateve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME