Categories Lajme

Barazia gjinore/ Kushi: Sa më të përfshira të jenë gratë e vajzat, aq më e shëndetshme shoqëria

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe kreu i Prezencës së OSBE në Tiranë, ambasadori Vicenzo Del Monaco kanë zhvilluar një aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave në shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë, sipas formatit hibrid – fizik dhe “online” me nxënës e mësues të ndryshëm. I gjithë aktiviteti është konceptuar në formën e një bashkëbisedimi ku është diskutuar rreth temës së barazisë gjinore dhe të drejtat e grave dhe vajzave.

“E falenderova ambasadorin për mbështetjen që ka dhënë dhe vijon të japë në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe nënvizova angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të bërë më të mirën në këtë aspekt”, shprehet ministrja Kushi. Ndërkohë, ajo nënvizon edhe rëndësinë e përfshirjes së grave e vajzave në jetën aktive të shoqërisë dhe cilëson angazhimin rreth projektit të “Edukimit Feminist”.

“Sa më të përfshira të jenë gratë e vajzat në jetën politike, ekonomike e sociale të vendit, aq më e shëndetshme bëhet edhe shoqëria jonë. Prandaj, jemi të angazhuar të punojmë maksimalisht për zbatimin e projektit të ‘Edukimit Feminist’ në shkollat tona, si një element me vlerë që ndihmon në kultivimin e një shoqërie të emancipuar”, u shpreh Kushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dogji mbeturinat, po flakët u përhapën, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit…

LEXO ME SHUME