Categories Sport

Barcelona ‘dështoi’ me Napolin, habit Pique: Duhet të fitonim me shifra të larta me 4 gola diferencë

Barcelona nuk mundi të merrte 3 pikët në “Camp Nou” përballë Napolit, në një sfidë qe u mbyll 1-1 mes dy skuadrave, të cilat lanë gjithçka hapur për ndeshjen tjetër të kthimit në Europa League.

Katalanasit kishin disa mundësi shënimi përballë skuadrës italianë, me futbollistët që nuk mundën të finalizonin rastet e krijuara.

Pas ndeshjes mbrojtësi i Barçës, Gerard Pique “qan” rastet e humbura, ndërsa theksoi se skuadra e tij duhej të fitonte 4-1 ose 5-1 përballlë Napolit në “Camp Nou”.

“Tani kemi atë ndjenjën që mund ta kishim kaluar këtë ndeshje lehtësisht me rezultatin 4-1 ose 5-1. Rezultati nuk është aq i mirë dhe gjithçka është e hapur. Kur të dojë të hyjë goli, do të hyjë.

Shanset janë dhe do të finalizojmë, është thjesht çështje kohe dhe besimi. Nëse Barcelona luan kështu, jam i bindur se ne mund të fitojmë Europa League. Është një kompeticion që na emocionon dhe duam ta fitojmë atë.

Sa i takon Dembele, e kam thënë se njerëzit janë të lirë për gjithçka. Gjithsesi ata duhet ta dinë se të vërshëllesh gjatë ndeshjes nuk është gjë e mirë. E kuptoj që ka njerëz të mërzitur, por le të vërshëllejnë në fund të ndeshjes”, tha Pique.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME