Barcelona dhe Inter mund të shkaktojnë termet në merkato me shkëmbimin e madh për të cilin po flitet. Ka disa muaj që raportohet për interesimin e Inter për Ivan Rakitic, e së fundmi po përmendet edhe emri i Arturo Vidal. Dyshja e skuadrës katalane duket se pëlqehen nga trajneri Antonio Conte, i cili do të shtyjë me të gjitha forcat për transferimin e tyre.
Por, duket se edhe Barcelona ka gjetur diçka që pëlqen tek skuadra e Inter, për të nxitur zërat për një mega – shkëmbim. ‘Sport’ raporton se Barca po mendon që të përfshijë Stefano Sensi në operacionin e Inter për Rakitic -Vidal.
24 vjeçari luan si i huazuar tek Inter, por kartoni i tij i takon akma skuadrës së Sassuolo. ‘Zi kaltrit’ kanë të drejtën e blerjes permanente në fund të sezonit, për 25 milionë euro. Mbetet të shihet nëse ndonjë shkëmbim i tillë do të ndodh.