Categories Sport

Barcelona mund të kalojë grupin në Champions në sfidën e radhës

Barcelona mund të marrë pak frymë, të paktën në Champions League. Katalanasit mposhtën për të dytën herë Dinamon e Kievit dhe sërish me një gol, duke u ngjitur në kuotën e gjashtë pikëve dhe marrë kështu vendin e dytë në grup. Nëse në sfidën në Camp Nou ndeshjen e zgjidhi Pique, në Kiev vendimtar ishte Ansu Fati në minutën e 70-të, i cili pas golit festoi si Aguero, për t’i treguar mbështetjen e tij në këtë moment të vështirë që po kalon argjentinasi pas problemeve shëndetësore.

Një sukses me vuajtje për Barcelonën, por që tashmë ka në dorën e vet totalisht kalimin e grupit. Mjafton të fitojë në Camp Nou ndaj Benficas dhe kualifikohet për në fazën tjetër si vend i dytë në grup, për të shkuar e qetë në ndeshjen e fundit në Mynih ndaj Bayernit. Në Kiev ishte edhe suksesi i parë për trajnerin provizor Sergi Barjuan, i cili do ta drejtojë ekipin edhe në fundjavë në kampionat në transfertë ndaj Celta Vigos. Në Barcelonë tani të gjithë po presin ardhjen e Xavi Hernandez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME