Categories Sport

Barcelona tërbon Juventusin dhe Ronaldon me postimin pas ndeshjes! Foto e Messit dhe mbishkrimi thumbues

Lionel Messi, “GOAT”, një shkurtim universal i cili përmban më të mirën e një profesionisti. Dhe Barcelona e di mirë këtë, aq shumë sa që në fund të ndeshjes kundër Juventusit, ata i japin një “cicërimë” provokuese botës së Juventusit nëpërmjet rrjeteve sociale:

“Ne jemi të lumtur që ishit në gjendje ta shihnit Messin, më të madhin ndonjëherë”.

Një provokim që padyshim i zemëroi tifozët e Juventusit, duke pasur Ronaldon në ekip. Por, duke u kthyer te Messi, Barcelona donte ta festonte atë, në mbrëmjen në të cilën mungoi përballja e shkëlqyeshme me Cristiano Ronaldon.

Shiriti i kapitenit, përqafimet e shokëve të tij të skuadrës, ai ngazëllim çlirimtar pas penalltisë do të thotë më shumë sesa një sukses i thjeshtë që i dha Barcelonës përparësinë absolute në Grupin G të Ligës së Kampionëve, duke mundur kundërshtarin më të vlerësuar.

Gjithçka erdhi brenda disa orësh nga lajmi i dorëheqjes së Bartomeu dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij në menaxhim.

Presidenti, me të vërtetë ish-presidenti, vendosi të shmangej në prag të ndeshjes kundër Juve dhe kështu, pa kundërshtarin e tij të madh, në këtë Barcelonë, Leo Messi u kthye në qendër, jo vetëm për golat dhe lojërat e tij, por për atë që ka përfaqësuar gjithmonë. Barcelona e mposhti Juventusin në shtëpi me rezultatin 0-2, ndërsa Mesi shënoi nga pika e bardhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME