Categories Lajme

Bariu nga Kukësi tregon çastet e tmerrit, si u sulmua nga arusha: Më shpëtuan qentë, ishte 500 kg

Bariu nga Kukësi, Ekrem Onuzi, i cili u sulmua ditën e djeshme nga një ari në malin e Gjallicës ka shpjeguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja nga spitali i Traumës në Tiranës.Në një prononcim për FaxNews ai ka treguar se sulmi ndaj tij nuk ka zgjatur shumë dhe e gjitha falë qenëve të stanit që i erdhën menjëherë për ndihmë. Gjithashtu 45-vjeçari nuk ka lënë pa përmendur faktin që shërbimi i ambulancës nuk i ishte përgjigjur.“Sapo iku iu fala Allahut së pari, dhe pastaj qenëve. Thirra familjarët që të më vinin për ndihmë. 127 nuk mu përgjigj. Erdhi një shok e më mbajti në shpinë. Të gjithë bashkëfshatarët më erdhën, i morën të gjithë në telefon. Jo e kemi helikopterin me shërbim më thoshin. Isha i tronditur se më kapi në befasi, ishte diku tek 500 kilogram. Sulmi nuk zgjati shumë, se më ndihmuan qentë. Telefonin ma hodhi nga 4-5 metra larg. E kapa duke u zvarritur. I pashë vetë tre qentë që iu hodhën në kokë,”-tregoi bariu.Mesditën e djeshme në malin e Gjallicës, në zonën e quajtur Sasat bariu Ekrem Onuzi u sulmuar nga një ari. Banorët e zonës vunë alarmin për t’i sjellë ndihmën sa më shpejt 45-vjeçarit. Ai mbërriti në Tiranë rreth orës 14:00, ku edhe mori ndihmën e parë mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME