Categories Lajme

Barriera anësore i çan makinën, shqiptari shpëton mrekullisht

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Vasto të Italisë. Një shqiptar, 40 vjeç, ka shpëtuar mrekullisht pasi makina që po udhëtonte u ça nga barriera anësore e rrugës.
Siç shkruajnë mediat, për arsye që ende po hetohen, shqiptari ka humbur kontrollin e makinës. Ai ka përfunduar tek barrierat anësore që për habi kanë çarë makinën nga krahu i pasagjerit duke kaluar tej për tej.

Barriera ka dalë në sediljen ku qëndronte shoferi duke i shkaktuar atij plagë të rënda.

Siç raportojnë mediat, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes kanë pasur vështirësi për ta nxjerrë shqiptarin nga makina. Pas kësaj ai është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet i plagosur rëndë.

Siç duket edhe nga video, pasojat e aksidentit kanë qenë të rënda. Aty duket se si barriera ka çarë makinën ndërsa zjarrfikësit punojnë që ta presin. Shenjat e gjakut janë ende të dukshme teksa duket se shqiptari ka qenë me fat pasi e ka mbrojtur sedilja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME