Categories Lajme

Basha: 25 prilli masakër elektorale, përfundimi rrëzimi i regjimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu uroi ditën e sotme mirëseardhjen trupave të NATO, që po zhvillojnë stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21” në Shqipëri. Në një dalje për mediat Basha, u ndal edhe njëherë te zgjedhjet e 25 prillit të cilat i cilësoi një masakër elektorale.

“25 prilli është një masakër elektorale. Besimi, shpresa që zgjuam, pavarësisht rolit të paprecedentë të krimit të organizuar dhe shkrirjes së vijave ndarëse të partisë dhe shtetit, nuk ja dolën dot”, tha kreu i PD. Më tej, Basha u shpreh se PD do të vazhdojë me mbledhjen e fakteve të manipulimit të zgjedhjeve. Sipas tij kjo betejë do të zhvillohet në të gjitha frontet dhe përfundimi do të jetë rrëzimi i regjimit.

“Media duhet të drejtojë pyetjet te Rama-Doshi-Rakipi. Si i mori votat Tom Doshi, Vangjush Dako? Do të luftojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend. Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi do të jetë rrëzimi i regjimit”, u shpreh Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME