Categories Lajme

Rriten hyrje-daljet nga Qafë Thana

Rritet numri i hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në tre ditët e fundit kanë hyrë e kanë dal nga kjo pikë e kalimit kufitar 3.068 shtetas Shqiptarë dhe të huaj.

Sipas të njëjtave burime gjate këtyre tre ditëve nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut kanë dalë 1.585 shtetas çka tregon se shqiptarët vazhdojnë të përdorin vendin fqinj për të kaluar tranzit drejt Greqisë.

Nga ana tjetër, gjatë këtyre tre ditëve të fundit nga Maqedonia e Veriut kanë hyrë në drejtim të Shqipërisë 1.483 shtetas, një pjesë e të cilëve shtetas të huaj të cilët, sipas burimeve të pikës kufitare të Qafë Thanës kanë përdorur vendin tonë tranzit për të shkuar në vendet e tjera të rajonit si dhe të vendeve të BE. Të tjerët kanë qënë të detyruar të karantinohen për 14 ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME