Categories Lajme

Basha “acarohet” gjatë takimit në Durrës, “flak” me forcë karrigen…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral me të rinjtë e qytetit të Durrësit, të cilëve u ka bërë thirrje që të votojnë për kandidatin demokrat Luan Hotin i cili synon të zgjidhet në postin e kreut të bashkisë në zgjedhjet e 6 marsit.

Gjatë takimit, Basha ka patur edhe një moment ‘nervozizmi’ ku për të demonstruar një pjesë nga fjala e tij, ka hedhur edhe një karrige për të simbolizuar atë që të rinjtë mund t’i bëjnë pushtetit.

Basha: Ja ku jemi sot 2 vite dhe disa muaj pas rebelimit të tetorit të sutdentëve të 2018 dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Modeli i vjetër nuk ndryshon dot. E ka mendjen vetëm këtu, tek karrigia. Dhe për hir të kësaj është gati t’i vërë kazmën gjithçkaje dhe të djegë gjithçka. Ka frikë më shumë se çdo gjë rininë. E dini pse? E dini se çfarë u bën rinia atyre që kanë frikë të lëshojnë karrigen? Në çdo vend, edhe në Shqipëri, ju bën këtë (hedh karrigen).

Dhe këtu do u bëjë atyre që kanë 22 vite që nuk e lëshojnë karrigen e kreut të bashkisë së Durrësit dhe e kanë katandisur në këtë formë këtë perlë të qytetërimit të lashtë ilir.Faxweb

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME